LAJMI I FUNDIT:

Sonte në “Përballje”: Shpejt fillon verifikimi i statusit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë (Video)

Sonte në “Përballje”: Shpejt fillon verifikimi i statusit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë (Video)

Sonte, duke filluar nga ora 19:10 në RTV Dukagjini do të fillojë të transmetohet emisioni “Përballje”, prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu.

Ky emision gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet lokale do të transmetohet çdo të diele.


Sonte do të diskutohet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kur do të nisë punën e verifikimit të këtyre personave komisioni Qeveritar dhe a janë bërë gati të gjitha procedurat e parapara?

Sa mund të jetë numri i viktimave seksuale në Kosovë? A ka ende hezitim që të flasin viktimat gra e burra të dhunuar gjatë luftës?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar në studio:

Minire Begaj – Kryetare e komisionit për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës dhe

Feride Rushiti – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Emisioni transmetohet në RTV Dukagjini e Telegrafi.com /Telegrafi/