LAJMI I FUNDIT:

Sonte në Përballje: 1 Maji, protestë apo festë?

Sonte në Përballje: 1 Maji, protestë apo festë?

Në emisionin “Përballje” sonte do të diskutohet për protestën e paralajmëruar të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Cilat janë kërkesat kryesore të protestës dhe ku do të mbahet ajo? Kush po kërkon zbatimin e ligjeve të punës dhe kontratës kolektive? Çka thonë në BSPK e çka në Qeveri për këto kërkesa? Cila është gjendja e sigurisë së punëtorëve dhe sa qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën këtë vit në vendin e tyre të punës?


A ka shkelje të të drejtave të punëtorëve në Kosovë? Kush po ankohet se nuk po zbatohet Ligji i punës edhe Kontrata kolektive?

A do të jetë 1 Maji protestë apo festë?

A do të ketë protestë apo festë? Cila është gjendja e punëtorëve?

Avni Ajdini – Kryetar, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Mimoza Kqiku – Këshilltare, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Besa Baftiu – Kryetare, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale (GDP)

Kushtrim Shaipi – Koalicioni për të drejtat sociale

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në ora 21:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi.com. /Telegrafi/