LAJMI I FUNDIT:

Sonte mbahet manifestimi “Nata e Bardhë” në Shkup

Sonte mbahet manifestimi “Nata e Bardhë” në Shkup

Manifestimi tradicional “Nata e bardhë” do të mbahet sonte në Shkup. Në suaza të programit të pasur të paralajmëruar nga organizatorët e disa lokacioneve në qytet ku do të mbahen koncerte, ekspozita dhe performanca rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspozita “Mes yjeve dhe përrallave” e Salvador Dalit do të hapet në Galerinë e Qendrës rinore kulturore (QRK). Do të prezantohen gjithsej 29 vepra të këtij artisti. Ekspozita është organizuar në bashkëpunim me galerinë artistike “Viskonti” nga Lubjana dhe Qendra kulturore qendrore-evropiane nga Novi Sad.


Në orën 21, në sheshin ‘Maqedonia’ do të ketë trupa “Tago&AtoBIZ”. Në skenën e QRK-së do të interpretojë grupi “Barbarisms” nga Stokholmi, i kryesuar nga kompozitori amerikan Nicholas Faraone, grupi muzikor nga Tetova “Conquering Lion” dhe “Ninos du Brasil”, e përcjellur nga muzika braziliane e karnavaleve.

Në sallën e vallëzimeve të QRK-së do tv interpretojnë “I tpame I tvrame” dhe “Uj pa Gaz” nga Shqipëria, interpretim solist do të ketë kitaristi, kompozitori dhe improvizuesi nga Danimarka, Alex Johnson.

Vozitja në autobusët urban të NPQ Shkup të cilët qarkullojnë drejt rajonit qendror, prej orës 19 deri në orët e hershme të mëngjesit do të jetë pa pagesë./Telegrafi/