LAJMI I FUNDIT:

Sonte asteroidi ‘Zoti i Kaosit’ kalon pranë Tokës – mund të godasë planetin tonë në të ardhmen

Sonte asteroidi ‘Zoti i Kaosit’ kalon pranë Tokës – mund të godasë planetin tonë në të ardhmen

Apophis ka një diametër mesatar prej rreth 370 metrash, dhe ndikimi i tij në Tokë nuk do të ishte i papërfillshëm.

Do të prodhonte energji të barabartë me shpërthimin e 1,200 megatons TNT.


Asteroidi masiv i quajtur 99942 Apophis sipas Zotit Egjiptian të Kaosit, do të kalojë pranë Tokës sot në mbrëmje, raporton Dailymail.

Apophis sot do të jetë mbi 40 herë më larg Tokës se Hëna, kështu që nuk ka rrezik nga ajo për momentin. Sidoqoftë, vëzhgimi i asteroidit do t’u japë astronomëve mundësinë për të llogaritur më saktë trajektoren e tij dhe për të parashikuar takimet e ardhshme të afërta me të, transmeton Telegrafi.

Ekspertët paralajmërojnë për vitin 2029, kur ‘Zoti i Kaosit’ duhet të kalojë relativisht afër Tokës dhe viti më shqetësues është 2068, kur mund të përplaset me Tokën.

Llogaritjet e fundit thonë se në vitin 2068, ky asteroid mund të gjendej në rrugën e Tokës, domethënë se ekziston një rrezik disi më i madh nga përplasja.

Rreziku për këtë takim të afërt aktualisht vlerësohet në 1: 380,000, por deri atëherë ka ende shumë kohë në të cilën trajektorja mund të ndryshojë dhe rreziku të rritet.

Për shkak se kjo ngjarje është larg në të ardhmen, dhe orbitat e asteroideve nuk janë krejtësisht të sakta dhe as parashikimet nuk mund të jenë plotësisht të sakta.

Apophis ka një diametër mesatar prej rreth 370 metrash, dhe ndikimi i tij në Tokë nuk do të ishte i papërfillshëm. Do të prodhonte energji të barabartë me shpërthimin e 1,200 megatonëve TNT dhe do të krijonte një krater me diametër rreth 5,1 kilometra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori