LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i ri i CNN-it, Trumpi po vazhdon të humb terren kundër Bidenit

Sondazhi i ri i CNN-it, Trumpi po vazhdon të humb terren kundër Bidenit

Pasqyra politike kombëtare amerikane është zhvendosur në mënyrë të qartë dhe të konsiderueshme në favor të Joe Bidenit që kur u paraqit si kandidat i Partisë Demokratike në muajin mars.

Duke pasur parasysh pandeminë e vazhdueshme të përhapjes së coronavirusit, shkatërrimit të vazhdueshëm të ekonomisë së miliona amerikanëve, po krijon opinionin te zgjedhësit amerikanë se ka humbur kontrollin dhe se nuk është më i afti presidenti aktual, Donald Trump, raporton CNN.

Ndoshta zhvillimi më befasues është se Trump dhe ekipi i tij i fushatës nuk janë përpjekur gjatë dy muajve të fundit për t’i kthyer ato pasuri që duket se funksiononin. Dhe ata me siguri kanë provuar.

Nga nisja e një mesazhi të rendit dhe ligjit, përballë protestave kryesisht paqësore për drejtësi racore deri tek shkarkimi i menaxherit të fushatës dhe dështimi në luftën me pandeminë globale të COVID-19, gara për Shtëpinë e Bardhë ka vazhduar të lëvizë në drejtimin e Bidenit, transmeton Telegrafi.

Sipas sondazhit të fundit të rrjeti kabllor amerikan të lajmeve, CNN, Biden aktualisht është duke udhëhequr sa i përket numrit të votave elektorale, ku deri më tani thuhet se ka siguruar 268 vota nga 270 sa duhen për t’u zgjedhur president i ri i SHBA-ve.

Në anën tjetër, Trump deri më tani thuhet se ka 170 vota elektorale, por që asgjë nuk dihet pasi që edhe në sondazhet e para katër vjetëve, presidenti aktual ishte pas kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Ndryshe, kujtojmë se zgjedhjet për të parin e SHBA-së do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti. /Telegrafi/