LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Pyper: Shprehni mendimin tuaj mbi migrimin e kosovarëve

Sondazhi i Pyper: Shprehni mendimin tuaj mbi migrimin e kosovarëve

Një fenomen që po konsiderohet mjaft shqetësues tash e disa vite është migrimi madh i kosovarëve drejt shteteve tjera. Teksa me mijëra qytetarë muajve të fundit kanë aplikuar për viza pune në ambasada të ndryshme, ky trend nuk ka të ndalur dhe ka nxitur nga reagimet më të ndryshme.

Për ta pasqyruar sa më mirë opinionin e qytetarëve lidhur me këtë situatë, kompania e hulumtimeve Pyper është duke e realizuar një hulumtim me qytetarë anembanë Kosovës. Pyetjet tek të cilat qytetarët mund ta shprehin mendimin e tyre janë:

Kë e konsideroni fajtorin kryesor për migrimin e kosovarëve në shtetet tjera?

Në përgjithësi, a mendoni se do të ketë mungesë të fuqisë punëtore në Kosove si rezultat i migrimit të kosovarëve në shtetet tjera?

Në përgjithësi, a e përkrahni apo nuk e përkrahni interesimin masiv të kosovarëve për të migruar në shtete tjera?

A jeni duke synuar të shkoni në ndonjë shtet tjetër këtë vit?

Në cilin shtet synoni të shkoni?

Cila është arsyeja KRYESORE që ju shtynë të emigroni jashtë Kosovës?

A e dini ndonjërën nga gjuhët zyrtare të shtetit në të cilin synoni të shkoni?

Nëse shkoni në këtë shtet, a e keni apo nuk e keni synim ta fitoni nënshtetësinë e atij shtetit?

Sa i përket shtetit ku dëshironi të shkoni, a keni ndonjë të afërm/e në të cilin/ën mund të mbështeteni kur të emigroni?

Pyetësori është i qasshëm nga të gjithë qytetarët e Kosovës (16+ vjeç). Të gjithë ju që dëshironi ta shprehni mendimin tuaj mbi këtë çështje mund ta bëni këtë përmes aplikacionit Pyper.

Aplikacionin mund ta shkarkoni:

Për iOS (telefonat e mençur iPhone)

Për Android (telefonat e mençur Samsung, OnePlus etj.)