LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Pyper: Rreth 50% e respodentëve mendojnë se kandidatura e Haradinajt për president pati ndikim negativ për AAK-në në zgjedhje

Sondazhi i Pyper: Rreth 50% e respodentëve mendojnë se kandidatura e Haradinajt për president pati ndikim negativ për AAK-në në zgjedhje

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit politike që lidhen me AAK-në.


49.7% e qytetarëve mendojnë se futja në garë e Ramush Haradinajt për president ka pasur impakt negativ në zgjedhje për AAK-në. 20.6% e respodentëve shprehen neutral, derisa vetëm 8.1% mendojnë se kandidatura për president e Haradinajt i ka bërë mirë AAK-së në zgjedhje.

75.8% e qytetarëve mendojnë se akuzat për vjedhje votash brenda AAK-së kanë krijuar imazh negativ për partinë. 8.6% e respodentëve nuk mendojnë se ky problem ka ndikuar te imazhi i AAK-së. Ndërsa 15.6% e respodentëve nuk kanë mendim.

60% e të anketuarve mendojnë se AAK do të kishte më shumë vota sikur të mos kishte rrëzuar Qeverinë Kurti 1.

20.5% mendojnë  se AAK nuk do të kishte më shumë vota edhe nëse nuk do të votonte për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1. Derisa 18.8% nuk kanë mendim për këtë çështje.

71.7% e respodentëve mendojnë se AAK nuk do të ketë rezultate më të mira në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nuk kanë opinion për këtë temë 16.7% e qytetarëve, derisa 11.5% mendojnë se AAK del më mirë në zgjedhjet lokale se ato të 14 shkurtit.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori