LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi në Kataloni, vetëm një e katërta do pavarësinë (Video)

Sondazhi në Kataloni, vetëm një e katërta do pavarësinë (Video)

Vetëm një e katërta e katalanasve duan të vazhdojnë me planin e shpalljes së Pavarësisë nga Spanja, në prag të zgjedhjeve rajonale të 21 dhjetorit.

Ky është rezultati i një sondazhi të botuar në të përditshmen El Pais, të hënën.


Referendumi për Pavarësinë, i konsideruar i paligjshëm nga Madridi, më 1 tetor, e shtyu Spanjën në krizën politike më të rëndë të saj në dekada.

Situata u shtensionua pas shkarkimit të autoriteteve separatiste katalanas nga qeveria e Madridit e pritur me pak rezistencë. Por, pasiguria mund të rikthehet nëse kampi pro pavarësisë do të fitojë zgjedhjet e 21 dhjetorit.

Por, “El Pais” shkruan se vetëm 24 për qind e të anketuarve, do të donin të vazhdonin me procesin e pavarësisë pas zgjedhjeve ndërsa 71 për qind thonë se do të donin që politikanët të gjenin një marrëveshje bazuar në qëndrimin e Katalonjës si pjesë e Spanjës.

Po ashtu, sondazhi tregon se partitë pro Pavarësisë mund të mos marrin shumicën absolute në parlamentin katalanas, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, transmeton tch.

Kjo do të ishte një goditje e konsiderueshme për separatistët, që i konsiderojnë zgjedhjet si një plebishit mbi vendimin e Madridit për të vendosur sundimin direkt në rajon, muajin e shkuar.

Në trend Botë

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Azia
Kalo në kategori