LAJMI I FUNDIT:

Sondazh nga Pyper: A duhet ta ndryshojë Kosova kushtetutën për shkak të Asociacionit?

Sondazh nga Pyper: A duhet ta ndryshojë Kosova kushtetutën për shkak të Asociacionit?
Foto: Arkiv

Sonte në “Debat Plus” që transmetohet në televizionin RTV Dukagjini, duke u bazuar edhe në përgjigjet e juaja që i plotësoni në anketimin e mëposhtëm, do të diskutohet për një prej temave më aktuale në vend: Asociacionin dhe Kushtetutën e Kosovës!

Miroslav Lajçak, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, me 15 tetor të këtij viti kishte deklaruar në Beograd se Kosova duhet t’i implementojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër – duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Madje, Lajçak ka përmendur edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se ajo nuk është “Bibël”.

Pas këtyre deklaratave, në Kosovë kanë filluar reagime të shumta që e kanë kundërshtuar ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Por, çfarë mendojnë qytetarët? A duhet Kosova ta ndryshojë kushtetutën?

Bëhuni pjesë e sondazhit – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazhit – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Platforma më e avancuar teknologjike, Pyper, e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, kanë hapur sondazhin më të ri ku ju mund ta jepni mendimin tuaj për këtë çështje.

Mendimi juaj ka vlerë dhe, duke e shprehur atë në Pyper, ju fitoni edhe rollerë (bonuse) të cilat mund t’i konvertoni në mubshje telefonike.

Jepini vlerë  mendimit tuaj për taksën duke shkarkua aplikacionin PYPER në telefonët tuaj të mençur (iOS dhe Android). Pasi të keni shkarkuar aplikacionin, me një regjistrim të thjeshtë ju mund të merrni pjesë në sondazh

Bëhuni pjesë e sondazhit – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazhit – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)