Son: Tottenhami nuk dorëzohet kurrë

303:"LONDON, ENGLAND - APRIL 09: Heung-Min Son of Tottenham Hotspur scores his team's first goal during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on April 09, 2019 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images) 12:"Getty Images
Heung-Min Son e vendosi ndeshjen ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester City duke e shënuar golin e vetëm në këtë sfidë.
Futbollisti jugkorean është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij duke thënë se do të luftojnë edhe në ndeshjen e kthimit në Etihad Stadium.
"Si skuadër nuk dorëzohemi kurrë. Luftojmë. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, por e merituam fitoren dhe ishim më efektivë se ata".
"Më pëlqen ky stadium. Është e mahnitëse të luash këtu. Jam shumë falënderues që i kam këta bashkëlojtarë dhe këta tifozë të shkëlqyer".
"Luajtëm mirë dhe luftuam, ndërsa 90 minutat tjera do t'i zhvillojmë si mysafirë. Do të luftojmë të bashkuar", ka deklaruar Son pas ndeshjes. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x75jr22

Nga
Telegrafi
09/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































