Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se “nuk ka zgjidhje të lehtë sepse po të kishte ajo kaherë do të gjendej, por ajo është shumë e ndjeshme”. Ai ka sugjeruar që të shmangen mesazhe konfliktuoze në këtë proces.
Në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare “Me idenë e Bashkimit Evropian deri te paqja dhe zhvillimi”, e mbajtur në Parlamentin e Serbisë, siç raporton Tanjugu, Soltes ka thënë se mendon se është duke u pritur se çfarë qëndrimi do të ketë Aleksandar Vuçiq, të cilin presidenti i Serbisë e ka paralajmëruar sikurse edhe pala kosovare, lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, përcjell Telegrafi.
“Ndonjëherë jam më tepër optimist, kurse ndonjëherë më pak, se do të ketë lëvizje përpara”, tha Soltes.
Ai vlerëson se varet nga të tri palët, Beogradi, Prishtina dhe Bashkimi Evropian, nëse do të gjendet forma për zgjidhjen e problemit, “por në atë mënyrë që kjo të mos ngadalësojë as ndalojë procesin e integrimit evropian”.
“Kjo është në interes të gjithëve”, thotë Soltes, duke u përgjigjur në pyetjen e një deputeti për kushtëzimin e anëtarësimit të Serbisë në BE me kapitullin 35, i cili i referohet Kosovës.
Duke folur për Marrëveshjen e Brukselit, ai tha se edhe për marrëveshjet e tjera vlen që obligimet lehtë pranohen nëse afatet e zbatimit janë relativisht larg nga momenti i arritjes së marrëveshjes.
“Por tani me afrimin e afateve kuptohet që përmbajtja e obligimeve është mjaft kërkues”, tha Soltes.
Ai pranoi se përgjigjja e tij lidhur me dialogun Beograd-Prishtinë është “diplomatike dhe mjaft e gjerë”, pasi nuk mund të thotë më shumë se kaq.
Duke folur për agjendën e eurointegrimeve, ai tha se në periudhën e fundit, çështja e zgjerimit nuk ka arritur në krye të rendit të ditës të BE, duke shpjeguar se lidhur me këtë erdhi deri te një lloj ndarje për shkak të krizës financiare dhe të emigrantëve.
Sipas tij, në krizën financiare janë harruar disa vlera themelore, siç janë mirëkuptimi dhe solidariteti, gjë që u vërejt edhe në raportin e anëtarëve më të pasur ndaj shtetasve të vendeve me një standard më të ulët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert