Valencia e ka mposhtur 4-1 Real Madridin në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Golat për 'Lakuriqët' i shënuan, Cristian Soler me het-trik penalltish dhe Raphael Varane me auto-gol, derisa për Los Blancos shënoi Karim Benzema.


Valencia ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.84, me Real Madridin që u vlerësua 6.13.

Lojtari m paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Soler që u notua me 8.2

Në anën tjetër, dështimet e këtij ballafaqimi dolën të ishin Sergio Ramos dhe Varane me vlerësimin 5.3.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

vale Foto: WhoScored

real 1 Foto: WhoScored

/Telegrafi/

telegrafi sport app