LAJMI I FUNDIT:

Solana: Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do të nis bisedimet me BE-në

Solana: Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do të nis bisedimet me BE-në

Ish-përfaqësuesi i lartë i BE -së, Havier Solana në fjalimin e tij të sotëm me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit bëri të ditur se do të mbetet një “mik shumë i mirë” i vendit tonë.

Solana tha se është i bindur që shumë shpejtë, Shkupi do t’i nis bisedimet për anëtarësim në BE.


“Keni pasur shumë vështirësi në udhëtimin tuaj. Keni pasur vështirësi me zgjidhjen e emrit tuaj. Ju keni pasur probleme me gjuhën tuaj, e cila gjithashtu është zgjidhur, dhe pas marrëveshjes me NATO–n, jam i sigurt që së shpejti do të keni mundësinë për të filluar bisedimet zyrtare me Bashkimin Evropian”, deklaroi ish përfaqësuesi i lartë i BE -së, Javier Solana në një video fjalim me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimi të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.