Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka mbajtur dje takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia i cili i ka treguar edhe masat e reja anti-COVID që priten të hynë në fuqi nga data 1 shtator deri më 17.
Ndër masat që do merren janë shkurtimi i orarit të punës deri në 21:30, gastronomia do të funksionojë me vetëm 70% të hapësirës së jashtme, sallat e dasmave, klubet e natës dhe kinematë do të jenë të mbyllura plotësisht dhe do të vendoset ora policore nga 22:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.
Sogojeva tha se bashkë me ministrin Vitia janë njoftuat për masat e reja të Qeverisë.
“Ne dje kemi mbajtur takimin me Ministrinë e Shëndetësisë Arben Vitia dhe jemi njoftuar me masat e reja që pritën të merren që nga data 1 shtator dhe pritet të zgjasin deri më 17. Në bazë të asaj se çfarë diskutuam me ministrin dhe në aspektin e gastronomisë dhe hotelerisë do të kemi shkurtim të orarit për një orë, pastaj do të punohet vetëm në hapësirat e hapura dhe jo të mbyllura dhe vetëm me 75% të hapësirave”, tha Sogojeva, për Klan Kosova.
Kryetari Sogojeva tha se ora policore nuk duhet të vendoset fare pasi që sipas masave që priten të ndërmerren gjithçka është e mbyllur në atë kohë.
Ai tha se në takimin e radhës do të kërkojnë kompensim për të gjitha bizneset dhe ajo do tu jepet me kohë, po ashtu edhe shtyrje të pagesës së kredisë dhe ulje të TVSH-së.
“Në masat që do të ndërmerren është edhe ora policore prej orës 10, por ne mendojmë që nuk ka nevojë që të ketë fare orë policore pasi që në atë kohë gjithçka do të jetë e mbyllur, por ne presim që të mbajmë edhe një takim dhe duhet patjetër që të bëjmë diçka në këtë drejtim për të kërkuar kompensim për këtë periudhë përmes pakos së rimëkëmbjes dhe këto masa duhet të ndahen me kohë pa shkaktuar vonesa. Po ashtu për këtë periudhë ne do të kërkojmë që të ketë shtyrje të afatit të kredisë për të gjitha bizneset dhe ulje të TVSH-së dhe duhet të ju jepen ndihma për atë që kanë kanë humbur bizneset përndryshe do të keqësohet gjendja dhe do të priten reagime”, deklaroi Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.
Sogojeva tha se pas mbylljes së bizneseve në këtë kohë ndihma e shtetit për ta është e domosdoshme për mos përkeqësim të mëtejmë të situatës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre