LAJMI I FUNDIT:

“Sofra Pukjane”

“Sofra Pukjane”

Në qytetin e Pukës u zhvillua mbrëmjen e djeshme “Sofra Pukjane”.

Ky aktivitet ka për qëllim bashkimin e pukjanëve të larguar, por dhe njohjen e brezave të rinj me vendlindjen e prindërve.


Puka, e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore, ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm etj.