LAJMI I FUNDIT:

Sofijanova: Nuk e dija se më incizojnë

Sofijanova: Nuk e dija se më incizojnë

Ish-drejtorja e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëëe, Aspazija Sofijanova në emisionin Top Tema në TV Telma u shpreh se nuk e ka ditur se gazetari i Klan Maqedoni, Furkan Saliu e ka incizuar.

Ajo u shpreh se më pas e ka kuptuar se e kanë incizuar, ndërsa po ashtu ka zbuluar edhe nga kanë ardhur dokumentet në duart e gazetarit.


“U detyrova të reagoj në mënyrë të tillë”, tha ajo.

Sofijanova shtoi se ka pasur oferta për të punuar dikund tjetër për pagë më të lartë, por Klinika për Sëmundje të Fëmijëve ka qenë kryesore.

“Nëse dëshiroja para do të shkoja dikund tjetër për pagë më të lartë”, u shpreh Sofijanova./Telegrafi/