Zyra e Prokurorit të Specializuar ka lëshuar sot një komunikatë pas fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Në këtë komunikatë prokurori i Specializuar, Jack Smith citohet të ketë thënë se e vërteta përbën themelin e drejtësisë dhe një e vërtetë që shpjegon pse është i nevojshëm zhvillimi i këtij gjyqi është fakti “se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës”.
Smith vuri në dukje se “z. Gucati dhe z. Haradinaj i përkasin këtij grupi dhe denigrojnë këdo që bashkëpunon me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ZPS-në duke i quajtur ‘spiunë’, ‘bashkëpunëtorë’, dhe ‘tradhtarë’ që kanë ‘tradhtuar’ bashkëpatriotët e tyre”, transmeton Telegrafi.
Lexoni të plotë komunikatën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar:
Në fillimin e gjykimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, që akuzohen për pengim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe frikësim e hakmarrje ndaj dëshmitarëve, Prokurori i Specializuar Xhek Smith e përshkroi çështjen gjyqësore si një çështje “që lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin e drejtë të drejtësisë” dhe “atë që kërkohet për ta bërë sundimin e ligjit një realitet”.
Prokurori i Specializuar tha se e vërteta përbën themelin e drejtësisë dhe një e vërtetë që shpjegon pse është i nevojshëm zhvillimi i këtij gjyqi është fakti “se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës.”
Smith vuri në dukje se z. Gucati dhe z. Haradinaj i përkasin këtij grupi dhe denigrojnë këdo që bashkëpunon me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ZPS-në duke i quajtur “spiunë”, “bashkëpunëtorë”, dhe “tradhtarë” që kanë “tradhtuar” bashkëpatriotët e tyre.
Prokurori i Specializuar theksoi se Dhomat e Specializuara duhet të jenë një gjykatë që e vë fokusin tek viktimat dhe një pjesë e arsyes pse ajo u krijua, dhe pse e ka selinë në Hagë, është “klima e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procese që ekziston në çështjet gjyqësore penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së”.
“Kjo klimë ka pasur efekt në të shkuarën duke parandaluar dëshmitarët që të vinin në Gjykatë dhe të thoshin atë që ata dinin për krimet e UÇK-së”, tha z. Smith.
“Të akuzuarit e njohin mirë këtë histori dhe shpresuan që të përdornin të njëjtën strategji këtu për të frikësuar dëshmitarët sepse kjo kishte pasur efekt në të shkuarën.”
Prokurori i Specializuar deklaroi se administrimi i drejtë i drejtësisë kërkon krijimin dhe mbështetjen e forcimit të institucioneve që mund të mbrojnë ata që kërkojnë drejtësi dhe se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë aftësinë për të ofruar drejtësi për shumë viktima në Kosovë.
“Arsyeja pse e ka këtë fuqi është se ajo përbën një vend të sigurt për dëshmitarët që të flasin hapur për krimet që panë, krimet prej të cilave vuajtën vetë, krimet prej të cilave panë të vuajnë anëtarët e familjeve të tyre,” tha ai. “Dhe çka është më vendimtare, ajo përbën një vend ku ata mund ta bëjnë këtë pa pasur frikë nga hakmarrja dhe ndëshkimi”.
Prokuroria do të fillojë paraqitjen e provave në çështjen e saj gjyqësore duke filluar nga e hëna e ardhshme, 18 tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën