LAJMI I FUNDIT:

Smajl Latifi merr mandatin e kryetarit të komunës së Rahovecit

Smajl Latifi merr mandatin e kryetarit të komunës së Rahovecit

Kryetari i zgjedhur i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e të parit të kësaj komune.

Dorëzimi-pranimi i detyrës u bë në ambientet e Komunës ku kryetari i deritashëm i Rahovecit, Idriz Vehapi, i dorëzoi detyrën Smajl Latifi.

Latifi u zotua se do të bashkëpunojë me të gjithë në interes të qytetarëve të Komunës së Rahovecit.