LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia, partner i fuqishëm ekonomik i Kosovës

Sllovenia, partner i fuqishëm ekonomik i Kosovës

Sllovenia është një partner strategjik i Kosovës në dimensione dhe në forcimin e partneritetit ekonomik me këtë vend do të ndikojë në qëndrueshmërinë ekonomike për Kosovën, përshpejtim të proceseve integruese dhe në përmirësimin e imazhit të ndërmarrësisë vendore.

Kështu u tha në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku i pranishëm ishte ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, në Prishtinë dhe rreth 40 biznesmenë sllovenë të sektorëve të ndryshëm.


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se politika ka kuptim ka vetëm nëse ka ndërlidhje me një ekonomi të shëndoshë.

“Frikë nuk duhet të ketë askush, sepse jetojmë në një botë me shpejtësi marramendëse dhe nëse nuk kemi vëmendje nuk mund të kemi sukses”, ka thënë Pacolli duke shtuar se Sllovenia është miku i Kosovës dhe kjo e bënë Kosovën me të fortë.

Ai ka thënë se Kosova ka një disbalancë marramendëse tregtare, por nuk duhet të tregohemi xhelozë.

Pacolli tha se importet janë mbi 100 milionë euro, kurse Kosova eksporton në Slloveni vetëm 1 për qind krahas importit. Ai ka inkurajuar kompanitë sllovene të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij vendi ynë ka një treg të përshtatshëm për investime.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve janë një bazament i duhur për zhvillim ekonomik.

Ai tha se Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe e rrugëtimit evropian të Kosovës.

“Prodhimet tona janë në cilësinë e nivelet më të larta në këtë treg pasi ne eksportojmë 17 për qind të eksporteve drejt këtyre vendeve. Ne kemi mundësi të fuqisë punëtore dhe jam i bindur se me investime në Kosovë mund të hapen firma të reja dhe mund të përdoren kuadrot tuaja dhe kështu mund të bëjmë një sinergji mjaft të mirë. Këtu kemi investimin më të madh të vendit tonë siç është IPKO. Ne duam projekte të tilla në fusha të ndryshme. Sot biseduam edhe për bujqësinë dhe ju keni kushte mjaft të mira klimatike për produktet bujqësore dhe shumë sfera të tjera”, ka thënë Erjavec, shkruan KosovaPress.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se nga një forum i tillë po forcohet ardhmëria jonë zhvillimore.

“Në aspektin ekonomik me sukses ka kaluar procesin e tranzicionit dhe është pjesë e familjes së BE dhe ka arritur të ketë eksport 30 miliardë euro. Raportet tregtare në mes Sllovenisë dhe Kosovës janë 60 milionë euro”, tha ai.

Ndërsa, Ante Millovoj nga Oda Ekonomike sllovene ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke thënë se bizneset sllovene janë të inetersuara për investime në Kosovë.

“Kosova është një ndër tregjet tona tradicionale me të cilët kemi edhe emocione. Jemi të interesuar të heqim mos bilancin në marrëdhënie ekonomike. Dua të veçoj bashkëpunimin për riciklimin e mbetjeve dhe fabrika për pastrimin e tokës. Biznesi slloven është i hapur për iniciativa me Kosovën. Modeli jonë profesional dhe arsimor mund të ofrojë zgjedhje të duhur për interes dy palësh”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori