LAJMI I FUNDIT:

Sllaveski: Me presion ndryshohet emri i shtetit

Sllaveski: Me presion ndryshohet emri i shtetit

Ish-ministri i Financave dhe anëtar i OBRM-PDUKM-së, Trajko Sllaveski në intervistë për “Al Jazeera” e përshkroi marrëveshjen e Prespës.

“Marrëveshja është kapitullim i pastër sipas kërkesave të papërgjegjshme të një vendi fqinj dhe anëtar i NATO-s dhe BE-së, dhe si i tillë s’duhet mbështetur”, deklaroi Sllaveski për “Al Jazeera”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për ish-ministrin Sllaveski kjo nuk është çështje legjitimiteti por kjo është çështje identiteti dhe trashëgimie.

“Emri i shtetit, identitetit, kulturës dhe historisë së popullit të saj ndryshohet me shtypje të madhe, me shkelje të shumta të Kushtetutës dhe ligjeve. Kjo i varros vet themelet e vendit dhe shoqërisë tonë, me pasoja serioze për të ardhmen tonë”, deklaron Sllaveski./Telegrafi/