Sllaveski: Barazimi i rrogës minimale me ndihmën sociale dekurajon punëtorët
Trajko Sllaveski, anëtar i KE të OBRM-PDUKM-së sot në konferencë për shtyp deklaro se si parti më e madhe opozitare e përshëndesin njoftimin e Qeverisë se më në fund do të përqendrohet në ekonomi.
Ai ceku se Qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev lavdërohet se ndihma sociale nga 1 janari i vitit 2019 do të rritet për tri herë. Sllaveski thotë se kjo do të ketë efekte negative dhe pasoja në tregun e punës.
“Barazimi i pagës minimale me ndihmën sociale do të thotë dekurajim për personat e aftë për punë të hynë në tregun e punës”, thotë Sllaveski duke pyetur se cili është interesi i shtetit ku ndihma sociale është 12.000 denarë ndërsa nëse punoni për pagë minimale apo 2.000 denarë më shumë se paga minimale ju merrni rreth 3.000 denarë më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë Sllaveski thotë se në asnjë rast nuk kemi garanci për ekonominë për vitin 2019 dhe se bumi ekonomik do të realizohet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251