Maqedonia është zgjuar sot nën reshje të shiut, bubullima dhe vetëtima, të shoqëruara edhe me erë të fortë. Në disa lagje të, të reshurat kanë bërë që të shpërthejnë shaktet e kanalizimit, ndërkaq era ka thyer degë të drunjve, , përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një mot të këtillë e parashikoi para disa ditësh Sllavço Popovski, meteorolog. I njëjti, e kishte parashikuar edhe motin e keq të 6 gushtit, ditës fatale për 22 qytetarët e Maqedonisë, të cilët u përmbytën nga të reshurat e dendura të asaj dite.


Popovski ka parashikuar se sot dhe nesër, Maqedonia do të përfshihet nga të reshura të shiut, që në disa vende do të arrijnë mbi 60 litër/metër katror. Do të fryjë edhe erë deri diku e fuqishme.

Shpresojmë që të reshurat e këtyre ditëve të mos shkaktojnë përmbytje, siç ndodhi vitin e kaluar në Tetovë, apo edhe sivjet në Shkup./Telegrafi/

moti-shkup-1

moti-shkup-2

moti-shkup-3

moti-shkup-4

moti-shkup-5