Sky Germany: Sensacionin që e do Real Madridi ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun

Bayern Munich dhe sulmuesi premtues i Stuttgartit, Nick Woltemade, kanë arritur një marrëveshje të plotë për kushtet personale, raporton Sky Germany.
"Sulmuesi 23-vjeçar i gjithanshëm dëshiron t'i bashkohet Bayernit menjëherë", shkruan Florian Plettenberg në Twitter.
"Kontratë afatgjatë deri në vitin 2030 me kushtet e pagave të dakoruara ditët e fundit".
Bordi mbikëqyrës i Bayernit e ka miratuar tashmë marrëveshjen. Ende nuk ka pasur negociata midis klubeve".
"Kontrata me Stuttgartin mbetet e vlefshme deri në vitin 2028, pa klauzolë lirimi. VfB Stuttgart dëshiron ta mbajë atë”, ka shtuar më tej gazetari i Sky Germany.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































