LAJMI I FUNDIT:

A skuqeni dhe ju kur pini alkool? Lexoni këtë

A skuqeni dhe ju kur pini alkool? Lexoni këtë

Ka shumë njerëz që përfundojnë duke u skuqur në fytyrë kur pinë alkool—disave ju ndodh ky fenomen pasi kanë pirë shumë, të tjerët skuqen vetëm pas një sasie të vogël

Nëse jeni një nga këta persona, ky artikull është shkruar ekskluzivisht për ju.

Pse ndodh

Sipas ekspertëve, skuqja për shkak të alkoolit është një shenjë se jeni shumtë ndjeshëm ndaj alkoolit. Trupi juaj nuk është i aftë të përballet me efikasitet me produktet toksike gjatë metabolizimit të alkoolit për shkak të mungesës së disa enzimave specifike të cilat neutralizojnë substancat helmuese që mbeten pasi mëlçia përpunon alkoolin.

Kur këto toksina akumulohen brenda trupit tuaj, enët e gjakut pranë lëkurës suaj, përfundojnë të zgjeruara ose të çara, prandaj fytyra juaj duket e kuqe ndërsa jeni nën shoqërinë e alkoolit.

Tek disa njerëz të tjerë, fytyra skuqet vetëm pas sasive të mëdha të alkoolit. Megjithatë, ka nga ata që skuqen vetëm pasi kanë pirë pak dhe kjo tregon se sa të ndjeshëm janë ata ndaj alkoolit.

Rosacea është gjithashtu fajtore

Nëse jeni diagnostikuar me rosacea, me gjasa do të përfundoni duke u skuqur pas një pijeje alkoolike. Rosacea është një gjendje në të cilën enët e gjakut zgjerohen pa arsye, duke shkaktuar skuqje në mjekër, mollëza, hundë e ballë. Jo vetëm alkooli stimulon rosacea-n . Ekzistojnë edhe shkaktarë të tjerë si stresi, vapa, konsumi i ushqimeve të nxehta dhe pikante.

Antihistaminat

Ndoshta një mik ose koleg ju ka sugjeruar të eliminoni skuqjen e shkaktuar nga alkooli duke marrë antihistamina (një medikament i cili mban nën kontroll alergjitë) duke minimizuar simptomat e sikletshme.

Megjithatë, kombinimi i alkoolit dhe antihistaminave është i rrezikshëm. Një nga efektet kryesore anësore të antihistaminave, është përgjumja, këputja, etj. Kur kombinohen me alkoolin, këto simptoma bëhen akoma më të rrezikshme.

Tipet e alkoolit

Disa njerëzve u ndodh të skuqen pasi pinë verë të kuqe. Të tjerëve u ndodh pasi pinë verë të bardhë. Të tjerëve u ndodh nga pije më të forta. Ka njerëz që u ndodh skuqja edhe pasi kanë konsumuar diçka me shumë pak alkool.

Rreziqet

Të gjithë e dimë që marrja e tepruar e alkoolit shoqërohet me disa risqe. Pë fat të keq,disa investigime shkencore kanë vërtetuar se njerëzit që vuajnë nga skuqja e fytyrës janë më të prirur t’i kenë këto simptoma të ndryshme të rreziqeve të lidhura me alkoolizmin.

Për shembull, disa studime kanë zbuluar se njerëzit që skuqen gjatë pirjes së alkoolit tentojnë të kenë presion më të lartë gjakut se ata që nuk skuqen. Gjithashtu disa studime e lidhin këtë ndjeshmëri me rreziqe më të larta ndaj kancereve të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori