LAJMI I FUNDIT:

Skoda konfirmon debutimin e modelit Superb

Skoda konfirmon debutimin e modelit Superb

Pjesa tjetër e vitit 2023 do të jetë mjaft e ngarkuar për Skoda-n pasi prodhuesi çek, pjesë e Volkswagen Group synon të lansojë disa produkte të rifreskuara ose të reja. Detyra e parë e punës është t’i jepet “crossover-it” nënkompakt Kamiq dhe “hatchback-ut” kompakt Scala një ndryshim me përditësime të dizajnit brenda dhe jashtë.

SUV-i i madh elektrik Enyaq do të krijojë një nivel modeli kryesor të Laurin & Klement me të gjitha karakteristikat tërheqëse.


Modeli i fshehur nën mbulesën e gjelbër është vetura Elroq, një veturë elektrike në ardhje e cila radhitet poshtë Enyaq. Nuk duhet që ta ngatërrojmë atë me ekuivalentin e Skoda-s të veturës së prezantuar së fundmi VW ID.2, pasi ai model nuk do të dalë në treg deri në vitin 2025, raporton Motor1, transmeton Telegrafi.

Skoda product roadmap

Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve që pasoi konferencën vjetore për shtyp, kryetari i kompanisë Klaus Zellmer tha se do të arrijmë të mësojmë më shumë rreth veturave elektrike gjatë eventit “Explore More 2.0” në prill.

Në gjysmën e dytë të vitit, Skoda do të prezantojë gjeneratën e ardhshme Superb dhe Kodiaq me sisteme motorike hibride plug-in. Ndërsa i pari ka qenë në dispozicion si “PHEV” për disa vite, ky i fundit ende nuk ka marrë një portë karikimi.

Vlen të përmendet se Superb nuk do të prodhohet më në Republikën Çeke pasi prodhimi po zhvendoset në Bratislavë, ku do të montohet së bashku me gjeneratën e ardhshme VW Passat, veturë me të cilën ka ngjashmëri të mëdha mekanike. /Telegrafi/