LAJMI I FUNDIT:

Skocia do të mbajë referendum për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar

Skocia do të mbajë referendum për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar

Kryeministri skocez, Nicola Sturgeon ka thënë se po planifikon të mbajë një referendum të ri mbi pavarësinë e Skocisë nëse fiton zgjedhjet e planifikuara për në muajin maj të 2021.

Në një deklaratë për BBC-in, kryeministrja e Skocisë tha se Partia Kombëtare Skoceze kishte përgatitur një dokument që përmban 11 hapa që duhet të ndërmerren përpara referendumit për pavarësi.


“Ne duam të bëjmë një referendum ligjor dhe për këtë unë do të kërkoj pëlqimin e popullit të Skocisë në maj. Nëse ata më japin leje, unë synoj të zbatoj vullnetin e popullit. Është demokraci. Nuk ka të bëjë me atë që unë dua ose çfarë dëshiron Boris Johnson, por për atë që ai dëshiron për njerëzit e këtij vendi”, tha Sturgeon.

Në të kundërtën, partitë e opozitës në Skoci besojnë se kryeministrja duhet t’i trajtojë çështjet shumë më të rëndësishme për momentin, të tilla, si lufta kundër coronavirusit dhe rimëkëmbja ekonomike.

Pjesa më e rëndësishme e dokumentit të paraqitur në publik nga Partia Kombëtare Skoceze ka të bëjë me miratimin e Britanisë së Madhe dhe Boris Johnsonin për të mbajtur një referendum për këtë çështje. Në nenin 8 të dokumentit thuhet se Skocia do të kërkojë përsëri miratimin e Boris Johnsonit për të aktivizuar një ligj që do të lejojë këtë vend të thërrasë një referendum.

Referendumi i parë për pavarësinë e Skocisë, i mbajtur në vitin 2014, tregoi se 55 për qind e qytetarëve dëshironin të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 45 për qind e qytetarëve votuan për pavarësinë skoceze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori