Përshkrimi i gjithë jetës shoqërore si e varur nga politika dhe më pas i vetë politikës së varur nga propaganda, është ndoshta piktura më e qartë jo vetëm e shoqërisë shqiptare, por edhe e shumë vendeve të tjera në botë.
Por, përkthimi tërësisht si politik i gjithçkaje rreth e rrotull nesh, ka bërë që shumë nga bizneset të bien dakord që të kenë një “OK” nga Qeveria lidhur me punësimet apo investimet e reja; ndërkohë që vetë politika është tkurrur brenda propagandës, duke e kthyer shoqërinë e sotme në një shoqëri tribu, ashtu siç e parashikonte një nga teoricienët më në zë të komunikimit, Marshall McLuhan.
Sipas McLuhanit, “mendjet e një gjenerate të tërë janë deformuar nga televizioni, duke e transformuar publikun në një tribù që beson vetëm në atë që i pëshpëritet në vesh”. Madje, aq shumë tribu i duket kryeministrit Rama, shoqëria shqiptare, sa nuk e ka problem të vijojë me këmbëngulje me ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me atë që njihet “Raporti Dick Marty”, një raport që edhe nga hetuesit ndërkombëtarë në Hagë nuk merret më si referencë për ndonjë akuzë për ish-liderët e UÇK-së.
Por, pse Rama këmbënguli që të ngrihej një komision i tillë hetimor edhe pas dështimit të qartë lidhur me kasetat, për të cilat u akuzua z. Basha? Përse i nevojitet një hetim pas më tepër se 20 vjetësh për diçka që vetëm zgjidhje për problemin e Kosovës dhe të akuzuarve të saj në Hagë nuk është?!
Duke qenë se politika është tkurrur tërësisht në propagandë, askush nuk mund të kërkojë më besim në atë që bën politika. Tashmë mund të themi se kemi të bëjmë me krijimin e një situate skizofrenie, ku çdo strukturë shtetërore e shoqërore konsiderohet si artificiale. Ndaj, Rama e konsideron edhe Parlamentin si një zgjatim të skizofrenisë së tij politike, por, ama, një skizofreni e legjitimuar me 83 vota.
Në këtë komunikim, Rama është aktori që nuk tundet përballë disa zërave të publikut që e kritikojnë apo që e konsiderojnë një aktor të dobët teksa reciton të tilla akuza, të cilat janë larg problemeve, me të cilat përballet qeverisja e tij. ,Por Rama vijon të mos ndalet, pasi ai e di shumë mirë se po të ndalojë tani, e gjithë shfaqja që dirigjoi vetë me “kasetën Basha” do t’i kthehet në një autogol të qartë, siç ndodhi me dëshmitarët e thirrur enkas në “teatrin politik”. Ndaj, duke krijuar një komision hetimor me 83 duar të përdorura, ai i jep kohë vetes të relativizojë dështimin e tij në “teatrin e kasetave të humbura”. Madje, me shumë mundësi vetë Rama është gëzuar që kreu i opozitës, z. Basha, e frenoi atë debat pasi hodhi tashmë përpara publikut çështjen e vdekjeve të padeklaruara në QSUT. Dhe gjithkush e pa se z. Rama doli në krah të shqiptarëve si i prekur nga një politikë “joetike”.
Imagjinoni, një kryeministër që në thelbin e komunikimit të tij ka talljen për kundërshtarët, talljen për qytetarët, talljen për gazetarët, papritur na shfaqet i prekur nga “kalimi i masës etike” nga kundërshtari politik. Por, kjo është fiks skena e aktorit, që i jepet tekstit të radhës, duke u munduar që publiku të jetë i lidhur pas shfaqjes dramatike dhe zërat që e kuptojnë kotësinë të mos jenë pjesë e shfaqjes, ose të mos dëgjohen askund. Pa dyshim që z. Rama, deri në zgjedhjet e 25 prillit, do hedhë në treg edhe disa shfaqje të tjera teatrale, që të mos ketë asnjë debat real, asnjë kërkesë llogarie për qeverisjen e tij, e sidomos për premtimet lidhur me pasojat e tërmetit dhe menaxhimin e pandemisë. I mbërthyer me çizme dhe me çelësa në dorë, ai do tentojë që pas çdo dere të një shtëpie të re të krijojë një muzikë për veshët e votuesve.
Armiku do jetë sërish opozita, ndërkohë që nuk ka as llogari e as hetime se cili ishte roli i tij në humbjen e gjyqit me Bechetin, të cilit tashmë shqiptarët do t’i paguajnë nga taksat e tyre mbi 100 milionë dollarë. Nuk ka asnjë dhënie llogarie për koncertet e hapjes së negociatave, edhe pse nga BE kemi vetëm shtim kushtesh dhe refuzim të hapur. Ai ka vendosur që shfaqjen ta vijojë duke llogaritur gjithë shoqërinë një tribu, ku cirku i propagandës do t’i hedhë kujtdo “bananen” e tij. Ndaj, në këtë tkurrje të madhe brenda guaskës së propagandës, është me rëndësi që publiku të ketë edhe një anë të së vërtetës. Përndryshe, çdo llogari me tribu do të jetë vetëm një cirk që s’do kursejë askënd në kërcimin sipas muzikës dhe lodrave që do hedhë në treg z. Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak