Skivjani i Gjakovës do të mbetet për katër orë pa ujë

KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në fshatin Skivjan, si pasojë e punimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Instalimi i ujësjellësit Gjakova III”.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë punimet për realizimin e pusetave në Skivjan, projekt i cili përfshin edhe fshatrat Lugbunar dhe Osek Hilë.
Për mundësimin e këtyre punimeve, furnizimi me ujë në gypin ekzistues të azbestit DN200 mm do të ndërpritet përkohësisht nga ora 12:00 deri në 16:00.
KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së punimeve, duke theksuar se ato po realizohen me qëllim të përmirësimit dhe modernizimit të rrjetit të ujësjellësit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
41 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































