Reperi i Babastars, Skivi, do të publikojë së shpejti videoklipin e ri.

Ky videoklip është paraparë të lansohet së shpejti, por duket se Skivi ka vendosur ta respektojë muajin e shenjt të Ramazanit.


Kënga titullohet “Hajnekena”, kurse projekti është në bashkëpunim me Rema Canollin.

Projekti i ri i Skivit pritet të publikohet për netët e bajramit pasi ai ka vendosur të respektojë Ramazanin.

Skivi ka shijuar gjatë suksesin e projektit “Shoqnia” në bashkëpunim me Cozmanin. /Telegrafi/