Është publikuar projekti i shumëpritur i reperit nga Shqipëria, Skerdi.

"Tradhtare 2" titullohet kënga e tij e re, e cila vjen si vazhdimësi e "Tradhtare" që e solli në dhjetor të vitit 2017.


Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, dhe pasqyron një tradhti mes një çifti ashtu edhe siç mban titullin kjo këngë.

maxresdefault 1 2 Skerdi (Foto: YouTube)

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet artisti shqiptar, kurse për producimin është përkujdesur Bini Nebihu.

Për videon u kujdes Jaydee dhe në klip protagonistë janë: Jetart dhe Ilda.

Këngën mes tjerash e gjeni në YouTube, ndërsa reagimet e para janë shumë pozitive nga admiruesit e muzikës së Skerdit.

Teksa prezantoi këngën në rrjetet sociale, Ago dërgoi edhe një mesazh për fansat duke shkruar, "Ashtu siç ju premtova “Tradhtare 2” e keni tashmë në YouTube. Ju lutem mos krijoni panik, të qëndrojmë të fortë sepse bashkë mund t’ia dalim. Dëgjoni muzikë, rrini me familjen në shtëpi sepse kjo do të kalojë”. /Telegrafi/