LAJMI I FUNDIT:

​“Skenë krimi mos kalo”, vendosen shirita te zyra e profesorit që po akuzohet për ngacmim seksual

​“Skenë krimi mos kalo”, vendosen shirita te zyra e profesorit që po akuzohet për ngacmim seksual

Lëvizja Feministe Studentore ka vendosur në derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, disa shirit me të cilët zyra e tij është cilësuar si skenë krimi.

Kjo Lëvizje përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi.


Aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore ndërpresin ligjëratën e profesorit Krasniqi, ky i fundit thërret Policinë
Lexo po ashtu Aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore ndërpresin ligjëratën e profesorit Krasniqi, ky i fundit thërret Policinë

“Ai është suspenduar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai nuk mund të vazhdoj të mbaj ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar. Ngacmimi seksual është krim”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Lëvizja Feministe Studentore të enjten ka ndërprerë ligjëratën e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili nga disa studente është denoncuar për ngacmim seksual.

Anëtarë të kësaj lëvizje me anë të fishkëllimave nuk kanë lejuar profesorin Krasniqi që të mbajë ligjëratën. /Telegrafi/