Prezantimi i parë i një statuje të Skënderbeut që pritet të ngrihet në Budapest ka zemëruar artistë në Shqipëri, të cilët thonë se në të janë përzierë tipare shqiptare dhe sllave.
Lajmet se një monument për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të ngrihet në parkun qendror të Budapestit, fillimisht u mirëpritën nga shqiptarët në media. Megjithatë, entuziazmi filloi të zbehej më 25 korrik, kur ambasadori shqiptar në Hungari, Arian Spasse, bashkë me skulptorin hungarez, Mihaly Gabor, pozuan para monumentit gjysmë të përfunduar dhe fotografitë u shpërndanë në rrjetet sociale të ambasadës.
Disa shqiptarë u tronditën nga pamja e skulpturës së re të heroit të tyre kombëtar, duke e parë atë shumë ndryshe nga skulpturat dhe imazhet më tradicionale të tij, siç është ajo në sheshin kryesor të Tiranës.
Dekani i Arteve të Bukura në Universitetin e Tiranës, Ardian Isufi, ishte i pari që theu heshtjen dhe tha se tiparet e këtij Skënderbeu nuk ngjanin si ato të një shqiptari.
“Nuk kam parë kurrë një Skënderbe më të paqartë. Ai mund të jetë një hungarez, bullgar ose serb, por kurrë një shqiptar,” shkroi ai në Facebook më 27 korrik.
Isufi i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të reagojë, duke pretenduar se tiparet e statujës ishin pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të shtrembëruar kulturën dhe historinë shqiptare.
“I bëj thirrje Ministrisë së Jashtme të sugjerojë që skulptori hungarez të shkojë në arkivat e Vatikanit dhe të analizojë fizionominë e Skënderbeut, meqë atje ka me dhjetëra gravura që e interpretojnë atë,” sugjeroi Isufi.
Ky postim nxiti një protestë publike për skulpturën, gjë që bëri që ambasada shqiptare në Hungari të heqë postimet në mediat sociale, ndërkohë që ambasadori Spasse shkroi në Facebook pas reagimit negativ se statuja ishte thjesht në fazën e modelimit dhe se do të pësonte ndryshime.
“Modeli i paraqitur do të pësojë ndryshime, duke marrë tiparet e Skënderbeut që shqiptarët i njohin mirë,” shkroi ai.
Megjithatë, dyshimet në lidhje me rezultatin final të skulpturës mbeten të larta.
Ilir Lluka, artist audiovizual, tha për BIRN se statuja ishte shqetësuese pasi të jepte një ide të përgjithshme se nacionalitetet shqiptare dhe sllave ishin një dhe njësoj.
“Shumë njerëz mund t’i konsiderojnë këto kritika të parëndësishme, por ky është një rast kur pamja e jashtme merr rëndësi, duke kontribuar në një injorancë ndërkombëtare në lidhje me shqiptarët dhe se kush janë ata,” tha ai.
“Identiteti ynë rrezikon të përzihet me atë të të tjerëve derisa të zhduket plotësisht nga mendjet e njerëzve,” tha Lluka.
Statuja e Skënderbeut, emri i vërtetë i të cilit është Gjergj Kastrioti, i cili vdiq në vitin 1468, do të ngrihet pranë bashkëkohësit të tij hungarez, liderit ushtarak dhe politik, John Hunyadi.
Ata të dy luftuan së bashku në shekullin XV kundër osmanëve, duke vonuar zgjerimin e pushtimit të ushtrive myslimane në Europën Qendrore dhe Perëndimore.
Përveçse në Shqipëri, statuja të Skënderbeut janë ngritur edhe në Prishtinë, Shkup, Romë, Bruksel, Gjenevë dhe Londër. /Fatjona Mejdini/BIRN/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLEKCION NR. 1
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fragmente nga vepra “Përtej së mirës dhe së keqes”
“The Kid” i Chaplin hap Rolling Film Festival
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë