LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj realizon mbi 90 për qind të buxhetit të përgjithshëm komunal për 2018

Skenderaj realizon mbi 90 për qind të buxhetit të përgjithshëm komunal për 2018

Komiteti për Politikë e Financa i Komunës së Skenderajt ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën si pika të rëndësishme kanë qenë propozim-vendimi i kryetarit Bekim Jashari, për lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Skenderajt, si dhe raporti përfundimtar i realizimit të buxhetit për vitin 2018.

Në bazë të raportit të paraqitur nga drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Mehmet Berisha, buxheti përfundimtar komunal i vitit 2018, ka pas një rritje krahasuar me atë fillestar prej 1,161,672 euro, ose 9.02 për qind më shumë, si rezultat i rritjes së të hyrave vetanake komunale për 80.38 për qind mbi planin vjetor, përkatësisht 12.72 për qind më shumë se në vitin 2017, ku të hyrat vetanake të planifikuara 933,955 euro, ndërsa të hyrat vetanake të realizuara janë 1,684,661.73 euro.


Buxheti fillestar ka qenë 12 milionë e 889 mijë e 268 euro, kurse buxheti përfundimtar është 14 milionë e 50 mijë e 940 euro, ndërsa realizimi i përgjithshëm është 13 milionë e 33 mijë e 450 euro, ku si rezultat i qeverisjes së mirë realizimi i buxhetit për 2018 është në shkallën 92.76 për qind si total dhe nga grandi qeveritar është në shkallën prej 99.76 për qind.

Gjatë vitit 2018 janë kryer aktivitetet e planifikuara sipas programit të kryetarit të Komunës dhe buxhetit të planifikuar për vitin 2018, është arritur të paguhet borxhi i bartur nga viti 2017 prej 1,174,280 euro, të paguhen 406,024 euro vendime gjyqësore dhe me përmbarues privat.

Në të njëjtën periudhë janë kryer aktivitetet në komunë, duke mbuluar shpenzimet operative dhe kapitalet, si dhe në fund të bartën 815 mijë euro, prej të cilave 484,706.73 euro të hyra në periudhën nëntor-dhjetor 2018, dhe 330 mijë e 806 euro mjete të bartura të të hyrave vetanake nga viti 2018, të destinuara për shpenzim në vitin 2019.

Ndryshe, Komiteti për Politikë e Financa, përveç këtyre pikave, ka rekomanduar për miratim në Kuvend edhe propozim-vendimin për realizimin e projekteve sportive; ndërtimi i sallës sportive në Likoc; ndërtimi i fushës sportive në Polac; ndërtimi i sallës sportive në Rezallë, ndërtimi i tribunave në stadiumin e qytetit, si dhe propozim-vendimin për dhënien e granteve nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për vitin 2019.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori