LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj: Përleshje në qendrën e votimit

Skenderaj: Përleshje në qendrën e votimit
Gazetarja Flaka Zogu

Policia e Kosovës në Skenderaj ka arritur intervenuar për ta parandaluar një konflikt, në një qendër votimi, në të cilin ishin përfshirë tre persona.

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Flaka Zogu në një lidhje direkte nga Prekazi i Epërm ka raportuar për rastin, duke u bazuar në atë që i ka treguar menagjeri i qendrës së vendvotimit, Jashar Jashari.


Siç raportohet, një përleshje mes dy personave dhe më pas përfshirjes së një të treti ka ndodhur për shkak të një fjalosjeje.

Gazetarja tregon se incidenti kishte filluar pasi që njëri person kishte ndihmuar një të afërm për të votuar ndërsa ka hyrë një person i tretë me arsyen se ai person nuk po ndihmonte tjetrin por po i impononte votën për një parti të caktuar.

Ndërhyrja e pjesëtarëve të policisë që ishin prezentë në qendrën e vendvotimit ka ndikuar që përleshja të mos eskalojë dhe situata i është rikthyer normalitetit./Telegrafi/