LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, konfiskohen barna pa banderola dhe të ndaluara për qarkullim në territorin e Kosovës

Skenderaj, konfiskohen barna pa banderola dhe të ndaluara për qarkullim në territorin e Kosovës
Foto: Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik pranë Ministrisë së Shëndetësisë së RKS-së, sot me 23.09.2019, kanë ndërmarr një operacion kontrolli në disa barnatore në qytetin e Skenderajt.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, pas realizimit të kontrollit të përbashkët me inspektoratin kompetent në dy barnatore janë gjetur sasi e barnave pa banderola, rreth 261 paketime të llojeve të ndryshme, rreth 58 copë ampula, që nuk iu dihej prejardhja dhe barna nga lista esenciale ( 20 insulina), të cilat edhe janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë


“Lidhur me këto raste është njoftuar prokuroria dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar ndaj dy personave të dyshuar është iniciuar rasti në procedurë të rregullt ”Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës, vlerëson lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim edhe me autoritete relevante të ndërmarr veprime aktive ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjet e aplikueshme në vend dhe që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë mirëqenien apo shëndetin në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori