Për këtë dyshim, Bytyc ishte nën hetim të policisë që një kohë të gjatë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria, ka thënë se i dyshuari është arrestuar pas denoncimit të rastit nga një femër tjetër, e cila është arrestuar muaj më parë.

“Ky rast është hetuar që një kohë nga Policia e Kosovës, pasi që një vajzë e arrestuar ka treguar për rastet e paguara seksuale”, tha Sadria për PrizrenPress.


Sipas tij, gjatë hetimeve ka rezultuar që edhe Bytyc ka qenë pjesë e këtyre “pazareve”.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që e arrestuara kishte treguar që i dyshuari është në një lidhje më të miturën. Pas hetimeve ka rezultuar edhe arrestimi”, tregon Sadria.

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj arrest shtëpiak për Mehmet Bytycin. Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Financave. /PrizrenPress.com/