LAJMI I FUNDIT:

S’ka përparim në negociatat për Ligjin për Prokurorinë Publike

S’ka përparim në negociatat për Ligjin për Prokurorinë Publike
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Asnjë përparim nuk është arritur në diskutimet për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike edhe pas mbledhjes së djeshme të grupeve punuese të partive të mbajtura në Kuvend. Pas pak, përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së u larguan nga mbledhja, duke sqaruar se ata kërkuan që prokurori publikë shtetëror Ljubomir Jovevski të ishte i pranishëm në bisedime. Për qeverinë, një veprim i tillë i OBRM-PDUKM-së është një alibi për t’i shpëtuar procesit të negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Antonio Milloshoski dje pas takimit tha që zyrtarët e partisë do të vazhdojnë të ndjekin mbledhjet për të diskutuar ligjin për Prokurorinë vetëm nëse prokurori Joveski do të ishte i pranishëm.


Për OBRM-PDUKM-në, siç theksoi Millososki, propozimi i katërt që ata morën nga Ministria e Drejtësisë është një bazë e mirë që negociatat të arrijnë një zgjidhje të përmirësuar të ligjit për Prokurorinë Publike, por siç njoftoi ai, vërejtjet dhe mendimet do të paraqiten në mbledhje, në të cilën do të marrë pjesë prokurori publik i shtetit.

Kërkesa e OBRM-PDUKM për ministren e Drejtësisë Renata Deskoska është vetëm një përpjekje e kësaj partie për të zvarritur procesin dhe të mos bëjë asnjë vërejtje, pasi, siç thotë ajo, në thelb ka vetëm një vërejtje, dhe ajo është ndërprerja e të gjitha procedurave që lidhen me përgjimet e paligjshme të komunikimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori