LAJMI I FUNDIT:

S’ka parametër që e mat luftën kundër korrupsionit

S’ka parametër që e mat luftën kundër korrupsionit

Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, thotë se lufta kundër korrupsionit është objektiv të cilin si shtet duhet që ta ndjekim në vazhdimësi. Kjo sipas saj, jo vetëm për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, dhe për mirëqenien e institucioneve e të e qytetarëve.

Ahmetaj thotë se nuk ka parametra vlerësues ose matës se deri në cilin stad është luftuar korrupsioni. Madje ajo thotë se asnjëherë nuk mund të thuhet se korrupsioni është luftuar mjaftueshëm.

Sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ministrja në detyrë, thotë se marrëveshja duhet që të ratifikohet sa më shpejtë.

“Asnjëherë nuk mund të themi se është i mjaftueshëm, nuk ka parametra vlerësues- matës të thuhet se deri në këtë stad mjaftueshëm e kemi luftuar apo nuk kemi arritur ta luftojmë. Do me thënë është diçka me të cilin ne në vazhdimësi  ballafaqohemi dhe në vazhdimësi mundohemi t`i përforcojmë institucionet tona që të jenë të afta ta luftojnë këtë dukuri. Me vet faktin që një përqindje e madhe e buxhetit dhe e masave për shembull për implementimin e MSA-së i dedikohet pikërisht ministrisë së drejtësisë dhe në përgjithësi, tregon përkushtimi  institucional tonin për forcimin dhe funksionalizimin e institucioneve të drejtësisë dhe më këtë edhe luftimin e korrupsionit. Prandaj kjo mbetet një objektiv e cila në vazhdimësi mbetet për t’u plotësuar dhe luftuar”, tha Ahmetaj në një intervistë për Ekonomia Online.

“Ndërsa sa i përket çështjes së demarkacionit, ne e kemi thënë në vazhdimësi se Kosova duhet ta ratifikojë demarkacionin në mënyrë që të përmbyllet kriteri i fundit për liberalizimin e vizave”, tha Ahmetaj.

“Lufta kundër korrupsionit është terminologji e gjerë, çdo gjë që paraqet vepër penale që ka të bëjë me korrupsionin dhe me krimin futet në atë kategori prandaj nuk mund të specifikohet apo të fragmentohet saktësisht se cilat raste apo cilat dukuri por çdo gjë që vjen në këtë kategori duhet luftuar. Dhe kjo jo vetëm për liberalizimin  vizave por edhe për mirëqenien e institucioneve tonë, për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe për të mirën e shtetit”, u shpreh ajo.

Edhe pse nuk jep afet se kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, Ahmetaj shpreh optimiste se nëse Kosova plotëson kriteret, BE-ja nuk do të vonohet me procedurat.

“Unë jam shumë optimiste nëse ne arrijmë që t’i përmbushim obligimet  tona atëherë edhe mekanizmat e BE-së atëherë menjëherë do të vijnë në funksion që procedura  e çështjes së  liberalizimit të vizave të përfundohet edhe brenda institucioneve të BE-së”, sqaroi e para e Integrimeve Evropiane.

Përkthimi i legjislacionit të Bashkimit Evropian do t’i kushtojë shtrenjtë buxhetit të shtetit me synim që t’i përmbush detyrimet e dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.

“Ne kemi një marrëveshje me Shqipërinë për çështjen  e përkthimit e gjithë legjislaturës së BE-së. E dimë të gjithë se ai është një material voluminoz dhe po ashtu mjaftueshme in kushtueshëm në mënyrë që ta zvogëlojmë koston buxhetore dhe periudhën kohore kemi bërë këtë marrëveshje me Shqipërinë sepse është materiali i njëjtë që i shërben secilit shtet i cili është qoftë kandidat qoftë potencial kandidatë, prandaj jemi munduar që t`i paraprijmë kësaj punë më herët. Me aq sa e kemi planifikuar deri më tani jemi mjaftueshëm të kënaqur me gjithë atë mbetet edhe një punë e cila është para nesh të finalizohet, them është dhjetëra mijëra faqe dokumente të cilat kërkohen jo vetëm të përkthehen por  pastaj edhe të korrektohen dhe të adaptohen në mënyrë që të jenë në përputhshmëri  me arkiv”, thotë ministrja në detyrë.

Për një vit është parashikuar që të përkthehen 5 milionë e 255 fjalë. E vetëm një fjalë do të kushtojë 0.017 euro. Për një vit të shpenzohen për përkthim afër 100 mijë euro. Kurse për tri vite për sa është bërë planifikimi parashihet të shpenzohen 272 mijë e 576 euro.

Ndërsa për përkthim të atypëratyshëm ose përkthim simuluan i takimeve zyrtare janë parashikuar 750 orë në vit, për tri vite janë paraparë 2 mijë e 250 orë. Për këtë lloj të përkthimit vetëm një orë kushton 8.12 euro.

Nëse llogariten këto dy shërbime shpenzimet kapin vlerën e 290 mijë e 862 euro. Të gjitha këto shërbime do të kryhen nga një kompani private.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori