LAJMI I FUNDIT:

S’ka më Palma de Mallorca – quajeni thjesht Palma

S’ka më Palma de Mallorca – quajeni thjesht Palma

Qyteti Palma de Mallorca në ishullin turistik të Mesdheut, Mallorca, do të quhet sërish me emrin e thjeshtuar Palma.

Parlamenti rajonal i ishullit Balearik votoi për ndryshimin e emrit të martën, duke thënë se kjo ishte në përputhje me historinë e kryeqytetit rajonal, ndërkohë që prapashtesën “de Mallorca” e konsideronin si një “mbetje” të së shkuarës centraliste të Spanjës.


Shumica e banorëve vendas e quajnë qytetin thjesht Palma, ndërsa emri i shkurtuar shfaqet edhe në tabelat rrugore.

Megjithatë, Palma de Mallorca është termi që mirëpret turistët e shumtë në aeroport, teksa përdoret edhe nga zyrat e qeverisë spanjolle dhe shumë harta.

Ky është ndryshimi i tretë që i bëhet emrit në vitet e fundit, e me shumë gjasa nuk do të jetë i fundit.

Ishin socialistët që në vitin 2008 e kthyen atë në Palma, por Partia Popullore e konservatorëve rivuri në përdorim emrin e gjatë Palma de Mallorca në vitin 2012, ndërsa premton se do ta bëjë sërish kur të vijë në pushtet. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori