Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Fiorentina.

Skuadra e Luciano Spalletit u pajtua me një barazim 1-1, sfidë ku në të cilën tekniku italian vendosi ta lërë në stol yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.


Juve ishte më kërkuese gjatë tërë kohës, ku krijoi aksione të shpejta por që assesi Dusan Vlahovici nuk i finalizonte.

Sidoqoftë, ishte Filip Kostic që shënoi pas një topi të kthyer për ta mposhtur David de Gean dhe i dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë, vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, Rolando Mandragora mori një pasim të saktë nga Moise Kean për ta barazuar rezultatin (48’).

Juventusi kishte një rast të mirë me McKennie, por goditja e amerikanit përfundoi jashtë rrjetës.

Çuditërisht Spalletti vendosi ta lërë në stol Zhegrovën, ku e preferoi portugezin Conceicao para tij.

Juve qëndron në pozitën e gjahstë me 20 pikë ndërsa Fiorentina renditet e fundit me gjashtë sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app