LAJMI I FUNDIT:

BABA K’TU edhe në Bunar Fest!

BABA K’TU edhe në Bunar Fest!

Në këto ditë të nxehta që po na kaplojnë gjëja e parë që kemi në mendje është “të freskohemi”.

Shumë festivale, shumë organizime të ndryshme po ju presin një mbas një, por një në veçanti është Bunar Fest, thënë ndryshe një sport atrkativ dhe shumë unik i cili mbahet në qytetin e Prizrenit, më saktësisht në lumin e rrëmbyeshëm “Lumbardhi”.

Në këtë festival ajo që e veçon është gara e lëshimit me goma në lum, ku përjetoni freski, adrenalinë dhe kënaqësi njëkohësisht.

Festivali nuk do të ishte i mundur dhe interesant pa e pas BABËN prezent.

Nuk do të ishte i mundur se pa “të zotin e shpisë” nuk mbahen ngjarjet e mëdha.

Nuk do të ishte interesant se pa BABËN as atmosferë as kënaqësi e as freski nuk ka.

E kemi fjalën për babën e birrës pra Birra Lasko.

Baba i birrës në Kosovë pra Lasko i njohur si brend gjigand slloven përveç shijes të papërshkrueshme që posedon njihet edhe për prezencën në shumë aktivitete dhe kampanja të ndryshme.

Tani pra “Baba Lasko” do të jetë sponsor gjeneral i Bunar Fest.

Artikull i sponzorizuar