Sindroma Sjogren është një sëmundje autoimune me etiologji të panjohur. Sot dihet se mungesa e prodhimit të lotëve dhe pështymës mund të paraqitet edhe te personat pa ndonjë sëmundje tjetër, dhe nëse plotësohen edhe disa kushte të tjera, kjo gjendje emërtohet si sindroma primare Sjögren
Dr. Avni Kryeziu,
Internist-reumatolog
Tel. 044 317 322
Oftalmologu suedez, Henrik Sjögren, në vitin 1933 për herë të parë e ka përshkruar ekzistimin e njëkohshëm të tharjes së syve dhe të gojës te të sëmurët me inflamacion kronik të nyjeve – artrit reumatoid.
Sindroma Sjögren paraqitet me tharjen e syve dhe të gojës, ndërsa hynë në grupin e sëmundjeve reumatike. Edhe pse shenjat dominuese te kjo sëmundje janë tharja e syve dhe e gojes, te shumica e të sëmurëve janë të pranishme edhe dhimbje dhe ënjtje të nyjeve periferike. Po ashtu, te gjysma e të sëmurëve mund të përfshihen edhe organet tjera dhe sistemet organike, siç janë mushkëritë, veshkat, sistemi nervor, gjëndrat endokrine dhe kështu me radhë, me ç’rast i japin karakter sistemik kësaj sindrome.
Shkaktarët e sindromës Sjögren
Ngjashëm sikurse te sëmundjet tjera sistemike të indit lidhor shkaktari i sindromës nuk është i njohur. Llogaritet se te personat e predisponuar gjenetikisht, ndoshta nën ndikimin e ndonjë virusi vjen deri te ndryshimet në njësitë e sistemit imunologjik.
Shënjestra kryesore e sulmit të sistemit imun të ndryshuar janë gjëndrrat me tajim të jashtëm, qe ne mjeki quhen gjendrra ekzokrine, sidomos gjëndrrat e lotit dhe gjëndrrat e pështymes. Si pasojë e të gjithë reaksionit të sistemit imun që me rregull quhet veprim autoimun, vjen deri te krijimi i inflamacionit (pezmatimit) kronik në gjëndrat e përmendura, ndërsa me kalimin e kohës edhe humbja e funksionit të tyre.
Sindroma Sjögren me të drejtë mund të quhet sëmundja e femrave me moshë mesatare, sepse 14 deri 24 herë më shumë paraqitet pikërisht te ato në krahasim me meshkujt.
Pasojat e mungesës së lotit dhe pështymës
Si pasojë e mungesës së lotit paraqitet ‘syri i thatë’ që vjen deri te dëmtimi i sipërfaqes së syrit dhe zhvillimi i të ashtuquajturit ‘syri i thatë me simptoma të shumta të pakëndshme’ si dhe ndjeshmëria e pacientit (ndjenja e trupit të huaj në sy, infeksioni). Si pasojë e mungesës së pështymës paraqitet kariesi i dhëmbëve dhe pason humbja e dhëmbëve.
Para së gjithash edhe gjëndrat tjera me tajim të jashtëm – gjëndrat egzokrine, mund të përfshihen nga procesi patologjik te sindroma Sjögren. Si pasojë e kësaj mund të paraqitet tharja e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shoqërohet me kollitje. Nëse përfshihen edhe gjëndrat e zorrëve, atëherë mund të ekzistojnë probleme të tretjes për shkak të zvogëlimit të prodhimit të acidit në lukth dhe lëngjeve të zorrëve. Po ashtu është shumë e pakëndshme tharja e organeve gjenitale që për pasojë mund të ketë infeksione mikotike.
Ndryshimet tjera (te gjysma e të sëmurëve) mund të jenë në çrregullimet e punës së organeve tjera, ndryshimet në lëkurë dhe pengesat e qarkullimit në nivel të enëve të vogla të gjakut. Ajo që i jep rëndësi të veçantë kësaj sëmundjeje është se rreziku i paraqitjes së sëmundjeve limfoproliferuese.
Diagnoza e Sindromës Sjögren
Diagnozën nuk është lehtë ta vendosësh sepse simptomat dhe shenjat e saj, nuk plotësohen njëkohësisht. Ndodh që pacientët me muaj, por edhe vite, shkojnë te oftlamologu, stomatologu, kirurgu maksilofacial, reumatologu dhe mjekët e fushave tjera, dhe nuk diagnostikohen. Te gjysma e pacientëve, gjatë sëmundjes ndodh rritje e përsëritshme e gjëndrave pështymore pranëveshore dhe nënofullore.
Në çdo rast ekzistimi i të dhënave për mungesën e njëkohshme të lotit dhe pështymës, kërkon edhe vërtetim objektiv me matjen e sasisë së lotit (testi Schirmer) dhe testimi i funksionit të gjëndrave të pështymës.
Mjekimi i sindromës Sjögren
Terapia është kryesisht simptomatike dhe bazohet në kompensimin e lotëve (duke qitur disa herë në ditë, pika të quajtura lot artificialë). Në veçanti është e rëndësishme higjiena e gojës për të parandaluar pasojat e mungesës së pështymës. Rekomandohet larja e shpeshtë e gojës me tretje antiseptike dhe përdorimi i çamçakëzit pa sheqer.
Ekzistojnë edhe barna (pilokarpin dhe cevimelin), të cilat mund ta shtojnë prodhimin e lotëve dhe pështymës në një shkallë të mjaftueshme, mirëpo përdorimi i tyre duhet të jetë në konsultim me mjekun për shkak të efekteve të padëshirueshme anësore.
Te të sëmurët qe janë përfshirë edhe organet tjera dhe sistemet tjera organike (siç është lëkura, mushkëritë, veshkat, sistemi nervor) ordinohet terapi e kohëzgjatur anti-inflamatore dhe imunosuprsive (glukokortikoide, azatioprin, antimalarikë etj.).
Mbi të gjitha, tani për tani nuk ekziston një terapi e kënaqshme për ta mjekuar sindromën Sjögren. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut