LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për siguri në trafikun rrugor

Mbahet takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për siguri në trafikun rrugor
????????????????????????????????????

Sot në Ministrinë e Infrastrukturës u mbajt takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor (KSTRR).

Në takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Drejtësisë, Alberald Tahiri, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, zëvendësministri  Diasporës, Arian Daci, ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi dhe Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen jo të mirë të sigurisë në trafikun rrugor, me ç’rast pjesëmarrësit në takim dhanë sugjerimet e tyre lidhur me veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor në vend.


Në këtë takim u tha se duhet bërë funksionalizimi i këshillit, koordinimi i masave në drejtim të sigurisë së trafikut rrugor, kërkimi i buxhetit nga Qeveria e Kosovës për blerjen e pajisjeve të nevojshme, si dhe të mbahen takimet e këtij Këshilli çdo tre muaj për të vlerësuar efektet e masave të ndërmarra.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, udhëheqës i Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor tha se ky Këshill edhe pse është themeluar qysh në vitin 2008, deri në vitin 2016 ka ekzistuar vetëm në letër, sepse nuk është mbledhur asnjëherë me gjithë aksidentet e shumta me fatalitet dhe me dëme materiale.

“Ne i kemi identifikuar të gjitha problemet, apo dukuritë negative edhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe jemi zotuar që viti 2018 të jetë vit i kthesës, vit i sigurisë për qytetarët në trafikun rrugor, si dhe jemi zotuar që të koordinohemi me të gjithë akterët që mund të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve. Prandaj, e falënderoj edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që ishte në takim dhe që na ofroi statistika, si dhe na e dha një koncept dokument për të  vepruar dhe për t’i mënjanuar të gjitha ato dukuri negative”, tha ministri Lekaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se Policia e Kosovës luan një rol të pazëvendësueshëm në menaxhimin e trafikut rrugor.

“Ne jemi dëshmitarë dhe sot u konstatua se gjendja e trafikut rrugor në vendin tonë nuk qëndron mirë për shkak të numrit të madh të aksidenteve, para së gjithash të atyre me fatalitet. Këtë vit kemi një ngritje të trendit të aksidenteve me fatalitet, diku për 22. 45 për qind, e që është vërtetë shqetësuese,  jo vetëm për ne si institucion, për Këshillin, por edhe për të gjitha institucionet tjera, që kanë përgjegjësi në menaxhimin e trafikut rrugor. Natyrisht ne sot shtjelluam situatën e përgjithshme, ku të gjitha dikasteret u zotuan se do të bëjmë maksimumin e mundshëm që në perspektivën e ardhshme, siç është përcaktuar edhe me një deklaratë tashmë të nënshkruar nga institucionet përkatëse, që viti 2018 të shpallet vit i sigurisë në trafikun rrugor. Të gjitha institucionet i kanë të qarta detyrat dhe obligimet që dalin para nesh, në mënyrë që fokusi ynë të jetë ulja e aksidenteve”, ka thënë Shpend Maxhuni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori