LAJMI I FUNDIT:

‘Situatë shumë e rëndë’: Dhjetë vende evropiane rrisin praninë ushtarake në Detin Baltik, përmes një klauzole të aktivizuar për herë të parë

‘Situatë shumë e rëndë’: Dhjetë vende evropiane rrisin praninë ushtarake në Detin Baltik, përmes një klauzole të aktivizuar për herë të parë

“Një situatë shumë serioze sigurie” do të thotë që më shumë mjete ushtarake duhet të vendosen në ujërat në kufirin lindor të Evropës.

Kështu, dhjetë shtete të Evropës veriore që formojnë Forcën e Përbashkët të Ekspeditës (JEF) vendosën të martën të aktivizojnë një “klauzolë mbrojtëse” që mundëson vendosjen e aseteve ushtarake shtesë për të mbrojtur infrastrukturën në Detin Baltik.

Dhe lëvizja vjen pas disa incidenteve në ujërat veriore, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


Në këtë kontekst, vë në pah mediumi në fjalë, më shumë “aftësi detare dhe ajrore” do të vendosen në zemër të rajonit për të ndihmuar “mbrojtjen e infrastrukturës thelbësore nënujore”, thanë në një deklaratë ministrat e mbrojtjes të dhjetë vendeve.

“Kjo është hera e parë që një klauzolë mbrojtëse është aktivizuar nga JEF”, detajonin ata, duke treguar se aktivitetet e tyre do të fillonin “në fillim të dhjetorit”.

I fokusuar në mbrojtjen operative në Evropën veriore, JEF është një koalicion prej 10 vendeve të udhëhequra nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai përfshin Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë dhe Suedinë.

Dërgimi i një sinjali në Rusi

“Rreth njëzet anije luftarake do të vendosen në Detin Baltik, por edhe në zonat e Atlantikut të Veriut për të marrë parasysh situatën e sigurisë dhe për të mbrojtur më mirë infrastrukturën thelbësore nënujore”, citohet të ketë thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson në kanalin publik SVT.

Ai theksoi se shtimi i forcës ushtarake ishte i nevojshëm për t’u përballur me “një situatë shumë serioze të sigurisë në botë, dhe në veçanti në pjesën tonë”.

“Ne duhet të jemi në gjendje të kryejmë këtë lloj operacioni për të mbrojtur infrastrukturën tonë jetike, por edhe për të dërguar një sinjal në Rusi”, shtoi Jonson.

Ndryshe, shkruan Euronews, vendet e JEF ranë dakord në tetor për të forcuar sigurinë në Detin Baltik pasi një tubacion nënujor finlandez i gazit u mbyll për shkak të një rrjedhjeje të shkaktuar nga një veprim “i jashtëm”.

Policia finlandeze përfundimisht arriti në përfundimin se dëmi ishte shkaktuar nga spiranca e një anijeje tregtare kineze, e cila ishte larguar nga zona.

Por ky incident “ngjalli spekulime – dhe ngriti nervat”.

Në shtator të vitit 2022, tubacionet Nord Stream që transportojnë gazin rus në Evropën Perëndimore nëpërmjet Detit Baltik “panë çarje”, në mes të një bllokimi me Moskën për luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori