Aktet kriminale nuk kanë të ndalur në veri. Në orët e para të së hënës, një shpërthim i fuqishëm, por fatmirësisht pa të lënduar e pa dëme materiale është dëgjuar afër “Tre rrokaqiejve” në Mitrovicën e veriut.
Policia, megjithatë nuk ka arritur të lokalizojë vendin ku ka ndodhur shpërthimi, duke përmendur se mund të bëhet fjalë për mjete-piroteknike ose shok-bomba.
Lokalin Lulzim Sadiku e hapë herët në mëngjes e punën e vazhdon deri në orët e vonshme.
Ai tash jeton në jug ndërsa me pjesën veriore, përpos banesa ku u rrit e bashkon edhe lokali në lagjen e boshnjakëve.
Mbi një dekadë punë në këtë biznes, për Sadikun nuk kanë qenë të lehta, në veçanti vitet e fundit.
“Po zakonisht kur nuk ka tensioni mirë shkon puna, është më gjallë dalin njerëzit janë më të lirë, por sidomos kur ndodhin shpërthime e këto, njerëzit nuk dalin”, ka thënë Lulzim Sadiku, Pronar i byrektores.
Përkundër vështirësive financiare burekgjiu Sadiku është shumë i lumtur që këndej pari janë shtuar forcat e rendit.
“Me praninë e tyre ne ndihemi më të sigurt, si në biznes si në shtëpitë tona, si në jetën e përditshme si në çdo aspekt. E kish me qenë mirë me qenë sa më prezent, sepse kështu është më sigurt për çdo person që jeton këtu”, shtoi ai.
Shumë afër kësaj lagje, në orët e para të së hënës u dëgjua një shpërthim, i dyti brenda pak ditësh.
Më 29 qershor afër këtij udhëkryqi ishte djegur një kioskë e cila kohë pas kohe shërbente si pikë statike për Policinë e Kosovës. Ndërkaq të hënën pas mesnatës prapa këtyre ndërtesave është dëgjuar një shpërthim tjetër.
Menjëherë pas shpërthimit Policia e Kosovës është vënë në lëvizje.
“Sot rreth orës 01:00 ka pasur një shpërthim ose detonim tek lagja te tre rrokaqiejve, Policia ka reaguar në vend të ngjarjes. Sidoqoftë nuk kemi pasur mundësi me e gjet vendin e shpërthimit apo detonimit. Kemi kërkuar në atë pjesë por nuk ka pasur. Që do të thotë sipas të gjitha gjasave ka qenë një shpërthim i mjeteve piro-teknike ose shok-bombe që nuk ka shkaktuar dëme material ose lëndime në njerëz”, tha Veton Elshani- Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për veriun.
Përkundër që policia nuk ka identifikuar ndonjë të dyshuar, Lista Serbe pretendon se e di qëllimin e këtij shpërthimi.
Sipas partisë së udhëhequr nga Goran Rakiqi, sulmi është bërë qëllimshëm për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura.
Në reagimin përmes llogarisë zyrtare në Facebook, Lista Serbe pretendon se forcat speciale po i frikësojnë qytetarët, madje duke propaganduar se po kryhet represion dhe arrestime të pa-baza.
Kjo parti ka bërë thirrje KFOR-it e EULEX-it t’i shtojnë forcat e tyre në veri, me qëllim të parandalimit të incidenteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'