LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, Turqia nis drejt Kosovës trupa shtesë

Situata në veri, Turqia nis drejt Kosovës trupa shtesë

Turqia ka nisur drejt Kosovës disa ushtarë shtesë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se ushtarët tashmë janë nisur, derisa në Twitter ka shpërndarë edhe disa pamje, transmeton Telegrafi.

“Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni i Brigadës 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli e cila i shërben Aleancës së NATO-s përmes përgatitjes, planifikimit dhe kryerjes së operacioneve ushtarake, e ka mirëpritur vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in.

JFC Napoli ka shkruar në Twitter se po monitoron nga afër situatën dhe se KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

“Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe, serbët në veri janë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave. Disa grupe kriminale kanë vepruar dhunshëm para disa ditësh të cilët tentuan të hyjnë në objektet komunale, ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre.

Po ashtu, ata kanë sulmuar edhe ekipet e mediave nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria, duke ua dëmtuar dhe djegur veturat.

Thirrje për ç’tensionim të situatës kanë bërë ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa për uljen e tensioneve. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk do të largohet nga këto komuna, derisa në atë pjesë ka grupe kriminale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori