Shqipëria është shumë pranë epidemisë së gripit, pasi rastet në popullatë janë shtuar më shumë sesa deklaroi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) disa ditë më parë.
Mjekja pediatre Sonila Brati dha për A2 CNN informacione mbi situatën epidemiologjike, ku theksoi se qarkullojnë shumë viruse nga Covid tek ai kinez.
“Jemi afër epidemisë ISHP ka deklaruar 19 mijë raste në një javë, do të jenë shumë më tepër në këto ditët e tjera. Këto temperatura anormale të janarit besoj se kanë shtuar virozat pothuajse në të gjithë popullatën. Nuk po bëjnë diferencë te fëmijët dhe të rriturit. Sasia e viruseve është shumë e lartë. Në periudhën e covid flisnim vetëm për covid dhe jo viroza, njerëzit ishin më të kujdesshëm, ndërsa tani transmetueshmëria dhe marrja e një virozë tani është shumë më e madhe. Edhe Covid qarkullon, covid është kthyer si virozë normale dhe komplikacionet nuk janë si ato që ishin para 4 viteve. Mbase mund të jetë në forma më të rënda. RSV, gripi A dhe B. Virusi kinez problematikat kryesore i kishte në mushkëri, po kështu ndodh edhe me gripin. mendoj që edhe mund të qarkullojë në vendin tonë, por nuk është për t’u shqetësuar”, tha mjekja.
Ajo thekson se të gjitha viruset kanë të njëjta simptoma por problematike ka qenë temperatura që ka arritur në vlerën 40. Mjekja Brati tregon sesi duhet të veprohet në këto raste.
“Duhet bërë kujdes me temperaturën ka qenë shqetësuese ka shkuar në vlerën 40. Duhet dhënia e antiperitikëve në kohën dhe sasinë e duhur, marrja e lëngjeve në sasi të konsiderueshme. Problematika më e madhe është te fëmijët e vegjël. Duhet të drejtohen te mjeku për të mos neglizhuar raste se mund të shkojmë në fatalitete e komplikacione të rënda. Kontakti me mjekun është shumë i rëndësishëm. Simptomat e viruseve janë të njëjta nuk bëjnë diferencë dhe është e vështirë të bësh diferencën”, u shpreh Brati në A2 CNN.
Sipas mjekes, viruset kanë prekur të gjitha grupmoshat dhe ajo apelon për kujdes të shtuar dhe masa për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit.
“E mira është që të qëndrojnë në shtëpi 3-4 ditë dhe të mos kenë kontakte me të tjerë që të zbusin zinxhirin transmetues. Pas pandemisë prindërit drejtohen te mjeku, vijnë tek ne, por e para që duhet të bëjnë është të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët dhe të mos i dërgojnë në çerdhe, kopshte e shkolla, për të zbutur zinxhirin transmetues”.
E njëjta situatë epidemiologjike sipas mjekes do të vijojë edhe gjatë muajit shkurt.
“Java e fundit të janarit do të mbyllet në këtë gjendje, por unë mendoj që edhe shkurti do të vijojë në këtë situatë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

VLEN: BDI e ndryshoi ligjin për personat që janë në “listën e zezë” të mos kenë funksione shtetërore

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi