LAJMI I FUNDIT:

Situata me COVID-19, flet profesori Arben Merkoçi

Situata me COVID-19, flet profesori Arben Merkoçi

Profesori si dhe drejtori i kërkimit shkencor në grupin e nanobioelektronikës dhe biosensorëve në Barcelonë, Arben Merkoçi në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini ka thënë se janë duke punuar në vazhdimësi për zbulimin e gjenetikës së virusit COVID-19.

Merkoçi tha se ka shumë informacione për virusin COVID-19, mirëpo siç tha ai ato më të besuarat janë botimet shkencore.


“Ka shumë informacione për Sars COVID-2. Sa i përket fushës time merrremi me biosensorët që kanë të bëjnë me sëmundje të ndryshme. Unë nuk jam virolog, por i besoj botimeve shkencore. Por virusi ka shumë teori, për sa i përket natyrës së tij, është një virus që është krijuar në mënyrë natyrale e jo në laborator siç thonë. Akoma ka shumë për të studiuar për virusin, nga pikëpamja gjenetike, ai e ndryshon formën”, tha ai përcjell Telegrafi.


Profesori tregoi se metodat diagnostikuese të këtij lloji virusi janë shumë të rëndësishme.

“Unë mund të flas për diagnostikimin. Metodat diagnostikuese janë shumë të rëndësishme.Para se të flasësh për virusin ai duhet diagnostikuar. Virusi është shumë i vogël, me dimensione nano-grimcë. Një nga mënyrat që e analizon virusin quhet PCR, e cila është një teknikë amplifikuese e cila analizon materialin gjenetik që ka brenda virusi. Këto janë testet kryesore të cilat janë shumë të shtrenjta”, tha ai.

Ai po ashtu tha se analiza e një virusi është shumë komplekse dhe kjo varet edhe nga personi dhe ana gjenetike e personit.

“Parametrat tek trupi i njeriut ndryshojnë dhe po punojmë në këtë fushë”, theksoi ai.

Profesori ndër të tjera u shpreh se virusi nga pikëpamja e strukturës ndryshon nga viruset e tjera si materiali gjenetik, proteinat, antigjenet, etj.

“Ky virus nuk është njësoj si të tjerët por ka diçka ndryshe”, tregoi tutje drejtori i kërkimit shkencor i grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve në Barcelonë.

Profesori Merkoçi, po ashtu tha se Spanja ka një përmirësim të situatës pandemike, edhe pse siç tha ai Spanja është një nga vendet më të goditura nga pandemia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori