LAJMI I FUNDIT:

Sistematizimi i administratorëve në Maqedoni kryhet brenda dy muajve

Sistematizimi i administratorëve në Maqedoni kryhet brenda dy muajve

Brenda dy muajve do të sistematizohen 958 nga gjithsejtë 1600 administratorë, të cilët për më shumë se 10 vite marrin paga e rrinë në shtëpi. Plani për sistematizim kaloi mbrëmë në qeveri me vendim unanim. Zv/kryeministri për Zbatimin e MO-së, Hazbi Lika thotë se gjatë kohës së sistematizimit të grupit të parë, do të përpilohet gjithashtu plan për sistematizimin e pjesës së mbetur prej rreth 700 administratorëve të tjerë.

“Nuk mund të themi me siguri një datë të sigurt, por kemi përkufizuar një periudhë relative që mund të përfshijë nga 1 deri në dy muaj që të përfundojmë me grupin e parë. Ndërkohë që paralelisht duke zhvilluar biseda dhe kontakte në mënyrë konkrete për sistematizimin e administratorëve, ne punojmë edhe për grupin e dytë i cili do të trajtohet po ashtu me të njëjtat kritere ashtu siç kemi vepruar me grupin e parë”, deklaroi Zv.kryeministër për Implementim e MO-së, Hazbi Lika.


Ndërsa nëse eventualisht ndonjë nga nënpunësit shtetërorë që do të thirren në punë, do ta refuzojnë vendin e punës, ata do të dërgohen në listën e transferit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike e cila do të t’u japë shansën e fundit për sistematizim.

“Në thirrjen për këtë bashkëpunim, pres që administratorët të pranojnë që të bëjnë kontrata për arsye se më pas ka edhe masa të tjera të cilat do të merren sepse do të hartohet një listë transferi dhe do t’u jepet një mundësi e dytë për sistematizim. Nëse eventualisht edhe këtë nuk e pranojnë, sepse deri më tani nuk kemi pas deklarata të tilla nga ana e administratorëve, atëherë me siguri do të merren masa për të parë se si do të jetë e ardhmja e tyre në punë”, theksoi ai.

Ministri i Shoqërisë Informatike Damian Mançevski tha se sistematizimi ka qenë proces delikat pasi që janë harmonizuar përvoja dhe arsimimi me vendet e reja të punës. Mançevski gjithashtu tha se janë kujdesur që t‘i sistematizojnë administratorët në mënyrë që mos duhet të udhëtojnë, ndërsa ata që do ju duhet të udhëtojnë jashtë vendbanimit, do kenë transport të organizuar./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori