LAJMI I FUNDIT:

Sislej Xhafa, me ekspozitë në GAK

Sislej Xhafa, me ekspozitë në GAK

Artisti i njohur Sislej Xhafa, do të hapë më 5 korrik ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës, me titullin “Të dua pa e ditur”, kuruar nga Jerpme Sans.

“Love you yithout knowing” është ekspozita e parë e Sislej Xhafës, në atdheun e tij.


I lindur në vitin 1970, në Pejë, Xhafa ka bërë “ekzistencë nomade” që prej largimit nga Kosova në vitet e para të të 1990-ave. Si një udhëtim introspektiv nëpërmes universit të tij unik, kjo retrospektivë madhore është shprehje e dashurisë së artistit ndaj atdheut – brishtësisë, fuqisë, gjallërisë dhe dhunës së tij. Me qasje ironike dhe subversive e cila përdor mediume të ndryshme nga piktura dhe vizatimi deri tek skulptura dhe instalacioni, Xhafa me subtilitet dhe konsistencë tërheq vëmendjen për sistemet e padukshme dhe shpesh të padrejta të cilat i strukturojnë jetët tona.

Karriera e tij përfshin harkun kohor nga të 1990-at deri në të tashmen, prandaj ekspozita përbëhet prej rreth 15 veprave ikonike dhe krijimeve të reja që janë mjaftueshëm fleksibile t’iu përshtatur mundësive të rikrijimit. Ky proces i rigjallërimit të veprave bëhet në nivel lokal duke i krijuar ato aty për aty me njerëz të Kosovës dhe me artistin.